Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Kosovën më 17 gusht, njofton KTV-ja.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Biden do të takohet me krerët kryesorë politik në vend.

Ai pritet që të vërtetojë mbështetjen e pa rezervë të administratës së Presidentit Barack Obama për Pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Biden është njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të Kosovës, dhe në respekt të tij, së fundi qeveria e Kosovës e ka emëruar një rruge me emrin e djalit të tij të ndjerë, Boe Biden.