Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ka mësuar se në Shtëpi të Bardhë punojnë dy kosovarët Yll dhe Ylber Bajraktari. Presidenti i ka takuar dhe ka bërë foto së bashku me zëvendës- presidentin Mike Pence dhe me dy kosovarët.

“Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtjesor, zv. presidenti Pence me shumë krenari, më tha: ” zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”.

Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre. Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane.

Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë. Ylli dhe Ylberi, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë”, ka shkruar ai- sipas KosovaPress/

Veritas.com.al/