Një 10-vjeçare indiane, viktimë e përdhunimit që kishte kërkuar të abortojë dhe që nuk iu pranua kërkesa nga Gjykata Supreme e Indisë, ka lindur një bebe vajzë- njofton BBC.
Vajzës 10 vjeçare nuk i ishte treguar se ishte shtatzënë dhe sot, edhe pse ka lindur, akoma nuk i është thënë se ka lindur një fëmijë.
Ajo lindi në spitalin shtetëror të qytetit Chandigarh sot, e Enjte, në ora 09:22 (03:52 GMT). Bebja peshon 2.5kg.
Të dyja janë mirë, si mamaja 10 vjeç edhe bebja e sapo lindur- i thanë BBC-së zyrtarët e spitalit.
Vajza 10 vjeçare ishte përdhunuar disa herë në shtatë muajt e fundit nga daja i saj, i cili është arrestuar.
Veritas.com.al/