Tashmë përmes informimeve të pjesshme dhe të shpeshta, është marrë vesh se disa banorë të Shkozës në Tiranë duhet t’i lënë shtëpitë e ndërtuara këto dekadat e fundit dhe të zhvendosen diku tjetër.
Në hapësirën e zënë nga banorët me shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje shtetërore dhe të pa legalizuara, do të ndërtohet shtrati i lumit Lana- një projekt i Bashksië së Tiranës.
Banorët e kësaj zone kanë protestuar disa herë ndaj kësaj mase të Bashkisë, si dhe ka kundërshtuar forcat e policisë. Sot në mëngjes Policia e shtetit ka mbërritur në zonë dhe po vepron për t’i larguar banorët në zonën ku do të nisë projekti.
Reporterët thonë se dhjetëra policë të armatosur dhe forcat speciale kanë rrethuar banesat e tyre dhe i kanë nxjerrë jashtë.
Ardhja e policisë ka qenë e papritur për banorët të cilët ishin duke pritur të enjten për të bërë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, por sot atyre kanë nisur tu prishen banesat.
Janë 153 shtëpi në zonën e Shkozës së Tiranës që do tu prishen banesat e ngritura para dhe pas viteve ’90, që pretendojnë se janë me dokumente të rregullta. Por kryeministri Edi Rama, në një reagim të tij të ditës së diel, u shpreh se këto banesa ishin pa leje ndërtimi.
Banorëve u është thënë se Bashkia e Tiranës do t’u akordojë një bonus qiraje për disa muaj.
Veritas.com.al/