Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec, në Maliq, ka denoncuar në polici një rast dhune ndaj tij. Ai thotë se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.

Meti Koçiu, mbështetës i Partisë Demokratike thotë se mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar Niko Peleshi dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

“Me tha: ‘Do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”, – thotë denoncuesi Koçiu.

Para se të ndoshte ngjarja e denoncuar në Polici, Koçiu ka debatuar me disa militantë socialistë për blerjen e votave në zonën e Maliqit dhe pas kësaj ka marrë telefonatën e ish-zëvendës kryeministrit Niko Peleshi.

Veritas.com.al/