Pesëdhjetë vjet më parë, pushtimi Sovjetik mbi Çekosllovaki vrau më shumë se 100 persona dhe shkatërroi përpjekjet e vendit për të reformuar pushtetin komunist.
Tani, pas 50 vjet, mund të shikojmë hapat e Çekisë dhe të Sllovakisë që këputen imazhet më ironike të momenteve të atyre ditëve mes- vere.
Çekosllovakia, një republikë socialiste e mbështetur nga Sovjetikët që në vitin 1948, kishte qëndruar relativisht e begatë, por megjithatë vuante nën dominimin sovjetik.
Aty nga viti 1960s, mijëra Çek dhe Sllovak u burgosën ose edhe u persekutuan për pikëpamjet e tyre politike, duke kaluar edhe në burgje dhe ekzekutime. Nën sundimin e Stalinit dhe pasardhësit Hrushov dhe Brezhnev, Çekosllovakia ishte një shtet që jetonte në frikë.
Në Janar 1968, Alexander Dubcek (në qendër) mori udhëheqjen e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë. Sllovakët shpallën planin për të lehtësuar censurën dhe për të penguar pushtetin e policisë sekrete të urryer të kohës. Dubcek pohoi se po krijonte “socializmin me fytyrë njeriu”.
Por kur censura u kapërcye, media çekosllovake publikoi shkrime shpërthyese duke pohuar korrupsion, krime, vrasje dhe sjellje të këqija të njerëzve të regjimit. Me lirinë e re për të folur, çekët dhe sllovakët filluan të kërkojnë ndryshime politike themelore.
Nga Kremlini, Brezhnev e të tjerë shikonin me alarm teksa pranvera e Pragës filloi të shkrihet në aparatin shtetëror të Çekosllovakisë. Rreziku i sëmundjes ngjitëse të demokracisë u duk qartë kur studentët e Varshavës dolën në rrugë dhe thërrisnin mbështetësit e tyre për Çekosllovakinë.
Në mëngjesin e 21 Gushtit, 1968, rreth 250 mijë ushtarë, 2000 takse dhe qindra avionë nga Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Hungaria dhe Polonia vërshuan drejt Çekosllovakisë. Pikërisht 29 vjet pas ankthit të madh të pushtimit Nazist, për çekët dhe sllovakët u zgjuan me trupat e huaj në shpirtrat e tyre.
Brenda disa orësh, Sekretari i Parë, Dubcek u kap në zyrën e tij në Pragë dhe e dërguan në Moskë për hetime.
Çekët dhe sllovakët e hutuar shpërthyen në rrugë të sfiduar nga ushtarët pushtues- shumica prej të cilëve ishin të painformuar për çfarë po ndodhte.
Trupat pushtues u përballën me një popullsi të bashkuar në urrejtje, teksa mosntrat e Kremlinit po ndjenin ndëshkimin nga bota mbarë.
Megjithatë trupat çekosllovake qëndruan në bazat e tyre, banorët në shumë raste ngritën barrikada, ose edhe sulmuan trupat e huaj pushtuese me bomba Molotov
Beteja më e famshme në rrugë ishte kryer jashtë selisë së Radios Cekosllovake në kryeqytet. Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në përplasje teksa turmat u përpoqën të ndalojnë trupat që të marrin kontrollin e Radios.
Diku te 137 civilë u vranë gjatë pushtimit, ndërsa trupat e Traktatit të Varshavës qëndruan në anën e Sovjetikëve, për të “normalizuar” situatën në Çekosllovaki.
Ndërsa çekosllovakët pastronin rrugët nga gjaku dhe mbeturinat, Brezhhnjevi deklaroi gatishmërinë Sovjetike për të ndërhyrë ushtarakisht nëse ndonjë shtet tjetër komunist dilte nga radhët e partisë së tij. Ose, siç ka shkruar një shkrimtar ish- doktrinën e Brezhnjevit: “” Punëtorë të botës, bashkohuni, ose do t’u qëlloj”.
Veritas.com.al/