“Sot ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Agjenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit”, kështu tha ministri i Jashtëm Gent Cakaj në një deklaratë për mediat.
Kjo valë shkarkimet vjen pas skandalit me indianin ‘Konsull Nderi i Shqipërisë’ në Nigeri, Nitin Sandesara. Ai së bashku me vëllain e tij u shpallën në kërkim në vendin e tyre për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.
Të qenurit konsull nderi i Shqipërisë e ka ndihmuar Nitin Sandesara të ndihmojë edhe të vëllanë Chetankumar Sandesara në marrjen e nënshtetësisë shqiptare.
Këta tituj Sandesara i ka përdorur si një mburojë diplomatike ndërsa vendi i tyre India kishte nxjerrë urdhër ndërkombëtar arrestimi.
Ministria e Jashtme të hënën i ndërpreu mandatin si Konsull Nderi indianit Nitin Sandesara.
Veritas.com.al/