Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se po zhvillohen hetime intensive në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, konkretisht për dy vrasje, tre plagosje dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës.

Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së asaj dite.

Ai bëri të ditur se është administruar një audio e siguruar nga gazetari Artan Hoxha, e cila është aktualisht në proces ekspertimi.

“Po kryhen hetime intensive për 2 vrasje, 3 plagosje dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës. SPAK ka parasysh vendimmarrjen e Strasburgur për çështjen Aleks Nika. Është administruar audio e paraqitur nga gazetari Artan Hoxha dhe është në ekspertim”, u shpreh Dumani në takimin me gazetarët, përcjell A2 CNN.

Hetimi për ngjarjet e 21 janarit është rihapur nga SPAK një vit më parë, pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë që urdhëronte Prokurorinë e Posaçme të hetonte një kallëzim të bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, njëri prej 4 viktimave të 21 Janarit. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *