Në Shqipëri kanë ardhur më tepër të huaj për të punuar e jetuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se të huajt po tregojnë më tepër interes për  Shqipërinë duke u rritur me 18,2% gjatë 2023 në krahasim me një vit më parë.

Në fund të vitit të kaluar  numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë. Shtetasit me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi që kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar gjatë vitit të kaluar. Arsyet e vendosjes në Shqipëri janë të ndryshme por mbizotëron arsyeja e punësimit në vendin tonë. Italianët që jetojnë në Shqipëri dhe Turqit kanë si shkak kryesor punën shtetasit e Kosovës vijnë më shumë për arsye të bashkimit familjar. Një fakt interesat është edhe rritja e numrit të shtetasve indianë që vijnë në vendin tonë po për arsye të punësimit. Pothuajse dyfishim të numrit të shtetasve që vijnë për të punuar në Shqipëri janë edhe ata me origjinë nga Filipinet dhe Bangladeshi.

Gjatë viti të kaluar edhe aplikimet për tu pajisur me leje qëndrimi pësuan një rritje me mbi 22%.

Në vitin 2023 janë evidentuar 6.630 të huaj që kanë hyrë pa dokumentacion të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.