Maniaku i Hollywood-it, Harvey Weinstein kishte marrëdhënie të ngushta me Presidentin Barack Obama. Ai ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 13 herë gjatë presidencës së Obamës, sipas regjistrimit të vizitorëve, raporton Breitbart News.

Nëntë nga 13 vizitat ishin me vetë Presidentin Obama, duke përfshirë edhe First Lady, Michelle Obama.

Vizitat e tjera ishin me anëtarët e tjerë të stafit të lartë, Valerie Jarrett, ndihmëse e Michelle Obama, Melissa Winter, dhe Jeremy Weinstein, i cili ka shërbyer në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Sigurisë mes viteve  2009 dhe 2011.

Gazeta ‘New York Times’ raporton se Ëeinstein është akuzuar për ngacmime seksuale të panumërta gjatë karrierës si producent filmash.

Vizitat rutinore të Obamës me Ëeinstein në takimet me ‘fundraisers’, disa pej të cilëve të mbështetura nga Weinstein dhe gruaja e tij, Georgina Chapman.

“Dua të falënderoj Harvey dhe Georgina për bujarinë e tyre të gjerë ndaj nesh”, tha Obama gjatë një takimi për mbledhje fondesh në Manhattan në vitin 2013. “Ne jemi kaq shumë mirënjohës ndaj mbështetjes dhje miqësisë së tyre, dhe gjithashtu për filmat e mrekullueshëm që kanë realizuar”.

E bija e Obamës, Malia ishte pjesë e një zyre të “The Weinstein Co.” Në Nju Jork para se të shkonte në Universitetin e Harvard.

Veritas.com.al/