Në ditët e sotme ku thuajse çdo punë që ekziston parasheh që të qëndrojmë ulur për rreth 8 orë në ditë, edhe shëndeti rrezikohet nga mungesa e aktivitetit fizik. 

Prandaj, nëse keni një nga këto punë ku qëndrimi ulur është duke ua shkatërruar ju shpinën, atëherë është mirë t’i kushtoni vëmendjen këtij artikulli.

Lajmi.net i sjellë për ju 3 ushtrime të cilat do ju ndihmojnë ta mbani shpinën tuaj të shëndetshme dhe të drejtë.

Ushtrimi 1

1

Veproni si në foto duke u shtrirë në tokë dhe duke e ngrehur njërën këmbë tuajën me dy duart.

Këtë aktivitet zhvillojeni për 30 sekonda dhe pastaj përsëriteni disa herë duke i ndërruar këmbët, raporton lajmi.net.

Ushtrimi 2

2

Njëjtë sikurse në foto shtrihuni në tokë dhe përkulini që të dy këmbët.

Pastaj kapeni këmbën tuaj të majtë me dy duart dhe ngreheni për 20 sekonda.

Përsëriteni këtë ushtrim duke i ndërruar këmbët.

Ushtrimi 3

6

Sikurse në foto shtrihuni diku në krahun tuaj të majtë apo të djathtë, transmeton lajmi.net.

Pastaj, njërën këmbë e kapni me dorën tuaj dhe e ngrehni prapa për 30 sekonda.

Këtë ushtrim e përsëritni disa herë duke i ndërruar këmbët.