ISHP në një deklaratë për mediat theksoi se nuk ka asnjë rrezik nga hantavirusi në Shqipëri.

Gjithashtu ISHP nënvizoi se nuk ka vend për panik dhe se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është i gatshëm për të identifikuar sa më shpejt çdo rast të mundshëm.

ISHP sqaroi se ka të gjitha kapacitetet për kryerjen e diagnozës dhe dhënien shumë shpejt të rezultatit.

“Nuk ka fare rrezik. Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët. Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri.

Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve.

Po marrim masa që në rast se do të kemi një rast, ai do të izolohet dhe do të gjurmohet.
Nuk ka vend për panik, shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është gati të identifikojë shpejt çdo rast të mundshëm”, tha zyrtari i ISHP.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *