Deri më sot janë regjsitruar për zgjedhjet e qershorit 343 subjekte politike, mes tëcilave 9 parti opozitare. 35 janë regjistruar në KQZ ndërsa 8 të tjera kanë aplikuar për t’u regjistruar.

Të martën skadon zyrtarisht afati që i lë në dispozicion kodi zgjedhor partive politike për t’u regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.

PS dhe 18 parti të tjera aleate te socialisteve, si PSD apo PS e Moderuar kanë dorëzuar dokumentet në institucionin qendror të zgjedhjeve.

Por edhe në kampin e djathtë, është 5 numri i partive që janë regjistruar për garën vendore. Dikur aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Ora e Shqipërisë, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia për Liri, Demokraci, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e janë regjistruar për zgjedhjet vendore.

9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Siç bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së martes pritet të regjistrohen 9 parti të reja: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimit Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë.

Veritas.com.al/