Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, është kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “shpërdorim detyre”.

Dëmi i konstatuar nga KLSH në buxhetin e shtetit arrin në vlerën 32.466.812 lekë

Auditimi përfshin periudhën 1 janar 2015-30 qershor 2016.

Shkeljet janë konstatuar në punimet civile në sektorin e ndërtimit.

Të paditur janë gjithashtu gjashtë zyrtarë vendorë:

Kristaq Kali – mbikëqyrës kolaudatori i  punimeve. Agron Tepelena – mbikëqyrës i punimeve.

Eleron Gjoni – drejtor juridik. Pëllumb Halimi – ish drejtor i shërbimeve publike. Teuta Stroka – drejtore ekonomike. Jorgo Mitro – drejtor i taksave vendore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte hapur çështje gjyqësore që në fillim të vitit ‘për shpërdorim detyre me efekt dëm i madh ekonomik’, por Gjykata e Sarandës e pushoi çështjen si ‘të pavlerë’. KLSH u detyrua ta rihapë si çështje penale.

Veritas.com.al/