Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika në daljen për mediat sot tha se për vitin që po lëmë pas kanë ndodhur 7 vrasje në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur.

“Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurte”, tha Panganika.