Një qytetar amerikan nga Florida ka pranuar organizimin dhe transferimin e një kontributi prej 80.000 dollarësh nga një burim të huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve të fushatës së Presidentit, Barak Obama.
Bëhet fjalë për paratë me burim nga Shqipëria me qëllim që Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë të bënte një foto me presidentin e SHBA-së, Barack Obama i cili në atë kohë ishte në fushatë për mandatin e dytë të zgjedhjes së tij.
William Argeros pranoi të hënën fajësinë duke deklaruar se kishte lejuar futjen e kontributeve të huaja në zgjedhjet e vitit 2012 dhe kishte gënjyer kështu një juri të madhe.
57-vjeçari, banor i Tampas ka pranuar se ka ndihmuar në lehtësimin e transferimit të parave të një personi nga Neë Jersey, i cili nga ana e tij i ka dhënë edhe një komision.
Qytetarëve të huaj u ndalohet të bëjnë kontribute në fushatat e kandidatëve federale. Zyra e prokurorit të SHBA-së thotë se i huaji i cili mbetet anonim pas kontributit ka kërkuar të marrë pjesë në një eveniment të fushatës në tetor të 2012 në San Françisko. Personi i huaj
Këtë muaj, partia Demokratike opozita kryesore në Shqipëri ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si burimin e këtij kontributi.
Por Zyra e Kryeministrit Rama ka mohuar të gjitha akuzat.
Prokurorët thonë se komiteti për mbledhjen e fondeve nuk është akuzuar, por përkundrazi ka bashkëpunuar me hetuesit.