Një zjarr i madh ka shpërthyer pas mesnatës në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha në një prononcim për Kosova Press se nga flakët e zjarrit është lënduar një person si dhe janë djegur disa automjete.
“Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.
Sipas shefit të Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, zjarri ka rënë në një lokal.