Pjesa me e madhe vëndeve të botës, shprehen se kanë një vënd demokratik. Për më tepër, edhe në vëndet me demokraci të brishtë ose pa demokraci fare pretendohet se kanë zgjedhje të lira dhe të rregullta. Por, unë nuk mendoj se demokracia mund të identifikohet me zgjedhjet e rregullta dhe të lira. Demokraci do të thotë shumë më tepër se një kod elektoral. Ajo është një kod sjelljeje dhe një status mendor.
Duke qenë thënë e stër-thënë kudo, do doja ta shprehja me pak fjalë, etimologjinë dhe kuptimin e fjalës “Demokraci”.Etimologjia e fjalës demokraci gjëndet në Greqinë e lashtë. Ajo vjen si një fjalë e përbërë, Demos dhe Kratos, që respektivisht do të thonë, popull për fjalën Demos dhe Kratos e cila do të thotë pushtet, sundim. Dhe kuptimi i saj është qeverisje nga populli. Nga ana tjetër, fjala demokraci, ka sjellë debate të ndryshme dhe të ashpra rreth përkufizimit dhe pikëpamjes të ketij koncepti. “demokracia është ndoshta fjala më e turlisojshme në botën e çështjeve publike” (Bernard Crick, 1993). Përshëmbull, Platoni dhe Aristoteli e shihnin demokracinë si një sistem sundimi nga masat në kurriz të mënçurisë e pasurisë. Kurse, pikëpamja marksiste, e sheh demokracinë si përdorimi dhe kontrollimi nga pushteti i rrënjosur thellë i klasës sunduese mbi klasat e tjera. Megjithatë, demokracia në kohët postmoderne shihet përgjithësisht nga pjesa më e madhe e njerëzve si parimi i vetëm më i qëndrueshëm dhe i fortë. Dhe për të shtuar, si e drejtë, e barabartë, si liri, dhe e shumë cilësi të mira duke e parë atë si e duhura për veten e tyre. Rasti më i mirë dhe përfaqësues i kësaj ideje është fjalimi i Abraham Lincoln i mbajtur në vitin 1864 ku ndër të tjera tha: “Qeverisja e popullit, nga populli, për vetë popullin”.
Të identifikosh demokracinë, është ndoshta po aq e debatueshme siç është e vështirë të gjëndet konsensus për pikpamjet dhe përcaktimin e demokracisë. Por duhet thënë se nё vendet perёndimore ёshtё bёrё i nevojshëm njё debat i ri i gjerё mbi demokracinё, bazat e saj themelore dhe kushtet, mundёsitё dhe kufijtё e saj. E ardhmja e demokracisë varet para sё gjithash nga fakti se çfarё konsensusi rreth çfarё koncepti tё demokracisё mund tё arrihet sot. Teoritё e shumta tё demokracisё lёvizin mes idesё klasike tё demokracisё pёrfaqёsuese, nё tё koncepti i aftёsisё sё veprimit politik luan rol qendror, dhe idesё ideale tё demokracisё pjesëmarrëse, nё tё cilёn sundon koncepti i zgjerimit, mundёsisht nё shumё fusha i bashkёjetesёs shoqёrore tё bashkёndikimit të barabartë mbi rrezen e veprimit e institucioneve politike. Duke pasur parasysh kёto mundësi, nё kushtet e konkurrencёs pluraliste, do tё jetё i nevojshёm kёrkimi i vazhdueshёm i konsensusit. Megjithëse, shume studiues të fushave të ndryshme kanë dalë në përfundimet e tyre se si mund ta identifikojnë në bazë të disa kritereve parapërcaktues demokracinë. Dhe, këta studiues kanë arritur në përfundimin se, që të jetë një demokraci, ndër të tjera duhet të ketë këto kritere ; Liria e organizimit dhe aderimit, liria e shprehjes, burime alternative të informimit, e drejta e votës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, etj.
Duke dashur të ndalem te zgjedhjet e lira, është shumë e rëndësishme që: të konsolidohet një demokraci, zgjedhjet e mbajtura duhet të legjimitohen. Që do të thotë se palët humbse, duhet të pranojnë humbjen. Në rast se, ato nuk e njohin fituesin, zgjedhjet bëhen ilegjitime, dhe rritet mundësia e konflikteve dhe destabilitetit në vënd. Megjithëatë, nuk njihet ndonjë përcaktim i saktë se ç’duhet të kenë zgjedhjet për të qënë të lira. Një përpjekje e bërë nga konventa ndërkombtare për të drejtat e njeriut ku kanë stabiluar në konsnsus, artikullin 21, i cili është nga më të rendësishmit e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, i cili thotë:
”Ç’do kush ka të drejtë të marri pjesë në qeverisjen e vëndit të tij, në mënyrë direkte ose e përfaqësuar… Dëshira e popullit duhet të bazoj autoritetin e qeverisë;kjo duhet të shprehet në zgjedhje të pastra dhe periodike të cilat duhet të jenë me lejueshmëri të plotë dhe të barabartë dhe duhet të mbahen me votë sekrete ose me proçedura të lira votimi ekuivalente.” (E përkthyer, Artikulli 21, Deklarata Universale e Të Drejtave të Njeriut, 1948)
Megjithëatë, a mund të identifikohet demokracia me anë të zgjedhjeve të lira dhe të rregullta?
Zgjedhjet elektorale janë një kriter shumë i rëndësishëm për të identifikuar demokracinë. Por,ato vetëm, nuk e identifikojnë atë. Sepse, zgjedhjet më transparente, zgjedhjet më të lira, zgjedhjet më të rregullta, zgjasin vetëm një ditë. Me fjalë të tjera, populli është pjesëmarrës vetëm një ditë në jetën politike të vëndit të tyre. Sfidat ndaj demokracisë janë të shumta, por ndoshta sfida më e madhe është nevoja për të inkurajuar dhe motivuar qytetarët për të marrë pjesë në procesin politik.
Qytetarët nuk ndjejnë më që zotërojnë mjetet e duhura pët të influencuar sistemin politik. Në shumë prej vendeve Evropiane një pjesë thelbësore e elektoratit thjesht nuk është e interesuar. Kjo përbën një rrezik për demokracinë sepse ajo nuk mund të funksionojë pa votuesit. Dhe duhet theksuar se dhe mendia luan këtu një rol të rëndësishëm sepse ajo ështё shndёrruar prej kohёsh nё një forcё plotёsisht tradicionale nё shtetet kushtetuese demokratike, pa u tematizuar aspak, tё paktën nё kushtetuta. Ato nuk kontrollojnё vetёm qeveritё si zёri i popullit, por ndikojnё rendin e ditёs sё politikёs dhe marrin pjesё nё proceset e gjetjes sё mendimit, tё cilat sjellin vendimet politike. Për më tepër, gjatë gjithë periudhës tjetër të mandatit politik që është votuar, populli, nuk merr asnjë vendim politik pa dashur të fus ato vënde që aplikojnë sistemin me referendum, ku edhe në ato raste populli nuk e qeverisë veten e tij. Një tjeter pikëpamje është se, demokracia ka si bazë sistemin liberal politik të bazuar në liri. Kjo gjë le hapsirat që, me ane të barazisë dhe lirisë, vet ky sistem liberal i hap rrugë një regjimi diktaturial, oligarkie ose një sistemi opozitar me demokracinë. Dhe kjo gjë ndodh si rrjedhoj që, mbas ardhjes në pushtet në mënyrë demokratike, sistemi në fuqi mund ta kthej veten në sistemet e lartpërmëndura.
Dhe për këtë gjë mund të marrim si shëmbull, rastin e Gjermanisë me Hitlerin, rastin e Palestinës me Hamas, rastin e Iranit me Mahmud Ahmadimejad, atë të Venezuelës me Chavez, etj. Ku që të gjithë këta e kanë kthyer sistemin demokratik në sistem opozitar me demokracinë. Kështuqë, në këtë mënyrë nuk mund të identifikohet demokracia vetëm me zgjedhjet e lira dhe të rregullta. Situata e sotme e demokracisë nuk duhet të jetë një arsye për të krijuar panik por një moment për reflektim dhe veprim.
Nëse duam që demokracia të funksionojë, na nevojitën individë personaliteti dhe botkuptimi i të cilëve, qëndrimet ndaj njëri-tjetrit, ndaj shoqërisë dhe ndaj dijes dhe marjes së saj të nënkuptojnë që ata veprojnë në mënyrë demokratike.
Demokracia është një proces, jo një ngjarje, dhe është më shumë se një moment zgjedhjesh çdo 4 vjet. Pjesëmarrja është çelësi për forcimin e demokracisë dhe mireqeverisjes, por pjesëmarrja është më shumë se një produkt zgjedhjesh dhe duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë në të gjithë segmentet e shoqërisë.
Një kulturë qytetare e zgjeruar është gjaku jetësor i demokracisë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, liria e shtypit, media e lirë , ndarja dhe balancimii pushteteve, sovraniteti i popullit dhe llogaridhënia e drejtuesve janë oksigjeni i demokracisë dhe janë themelore për një qeverisje të ndershme.
Si përfundim, doja të thoja, që një vënd të ketë një demokraci të konsoliduar, ndër të tjera duhet të ketë të paktën disa kritere bazë,mundësisht të ishin sa më shumë, të cilat do e identifikonin një demokraci. Dhe nuk mund të kufizohet në një kriter të vetëm siç është; mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të rregullta.