Administrata e Kenedit iu ka ofruar financave kombëtare Kubaneze një shpërblim për vrasjen e komunistëve, ku përfshihen edhe dy cent për vrasjen e liderit Kuban, Fidel Kastro. Këto të dhëna u gjetën në dokumentet e zhbllokuara ditën e Enjte nga Arkivat Kombëtare.

Dokumenti, i cili është një nga 2,800 dosjet e hartuara mbi vrasjen e Kenedit të zhbllokuara nga administrata e Donald Trump më 26 tetor. Këto zbulojnë planin e liderëve më të njohur në administratën e Kenedit për t siguruar stimulimin financiar që kubanët të “rrëzojnë regjimin komunist”.

Zyrtarët e administratës së Kenedit menduan këtë zgjidhje pas një serie letrash drejtuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 1961 të titulluara “Kuba dhe Komunizmi në Hemisferë” dhe rekomanduar kundër përdorimit  të “ndërhyrjes ushtarake” me qëllim që të rrëzohej Kastro pas dështimit në “Gjirin e Derrave”.

Në letra këshilohej jo ndërhyrje ushtarake për shkak të rrezikut të “humbjeve të mëdha të jetëve”, dhe mundsisë që rrëzimi i Kastros mund të “rrezikonte fortë pozitën e SHBA në lidershipin e Botës së Lirë”.

Përfaqësuesit e Zyrës së Kenedit i dërguan atij një memo në Janar 1952 për “Special Group Augmented” — një ekip ku përfshiheshin Prokurori i Përgjithshëm Robert F. Kennedy, Drejtori i CIA , John McCone, Sekretari i Mbrojtjes, Robert McNamara, Sekretari i Shtetit, Dean Rusk, Gjeneral Maxwell Taylor, Gjeneral Edward Lansdale, dhe anëtarë të tjerë- ku propozuan operacionin e koduar “Operation Bounty.”

Synimi i Operacionit ishte “të sigurohej një shpërblim financiar” ndaj kubanëve që të vrisnin liderët komunistë ose ti kapnin ata të gjallë gjë që varej nga liderët “pozicioni dhe tatura” e tyre.

Propozimi oronte një shpërblim aq të ulët sa dy cent deri në një milionë dollarë dhe bëri thirrje për hedhjen nga ajëri  të “fletëpalosjeve”  me emrat dhe pozicionet e liderëve komunistë krahas shpërblimeve që do të jepeshin për kapjen e tyre.

Shpërblimet shkonin nga më e vogla 5000 dollarë për informatorët deri te 100, 000 për zyrtarët qeveritarë. Shpërblimi i caktuar për Kastron, megjithatë, mbetej dy cent.

Qëllimi pse administrata e Kenedit planifikoi një ofertë kaq të ulët për kapjen e Kastros ishte “denigrimi” i rëndësisë së Kastros “në sytë e popullsisë së Kubës.

Veritas.com.al/