(FOTO: Tabela me sloganin kryesor të Trump: “Të thajmë moçalin!”) /
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump iu ka deklaruar anëtarëve të ekipit të ri të Shtëpisë së Bardhë se do të ndalohet që këta të lobojnë për poste zyrtare në administratën pas tyre për pesë vjet të tjera.
Vendimi i Trump u komunikua nga një prej zyrtarëve të ekipit të tranzicionit, Senatori Sean Spicer, i cili deklaroi se secili nga anëtarët e ekipit kërkohet që të nënshkruajë një deklaratë zyrtare sipas të cilës “nuk do të bëjnë lobin” në pesë vitet e tjerë.
Spicer shtoi se edhe ata që kanë lobuar më parë, nuk do të pranohen në administratën e Trump, por nuk përmendi emra.
“ Kjo i përshtatet synimit të presidentit Trump për të bërë të sigurt që njerëzit nuk mund të përdorin qeverinë për të pasuruar veten”, tha Spicer në një konferencë me gazetarë.
Sot ekipi tranzitor i presidentit Trump ka vazhduar me takime me ish këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Henry Kissinger, Gov. Nikki Haley, Gov. Rick Scott, Fred Smith, Kreyetarin e Komitetit të Shërbimit Financiar Jeb Hensarling, Gen. Jack Keane, Admiral Mike Rogers, dhe ish- sekretarin e Shtetit, Ken Blackëell.
Qëllimi i takimit është formimi i ekipit për në Shtëpinë e Bardhë.
/Veritas.com.al/