Prokuroria e Tiranës perfundon hetimet per aferen korruptive CEZ-DIA dhe dërgon për gjykim biznesmenin Kastriot Ismailaj. 52-vjecarit i janë komunikuar akuzat per mashtrim me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash. Nga hetimi është faktuar, se Ismailaj ka patur si qëllim të vetëm vjedhjen e parave nga kopania CEZ dhe si rrjedhojë te shtetit shqiptar. Ai ka marrë rreth 5 milion dollare nga CEZ për mbledhjen e borxhit , ndërkohë që realisht në terren ai nuk ka kryer asnjë veprim.
Për këtë – thotë prokuroria – Ismailaj është ndihmuar nga Josef Hajsek me detyre ish -drejtues i bordit të CEZ, në Shqipëri.
Grupi hetimor që për më shumë se një vit hetoi veprimtarinë e kompanisë DIA ka faktuar se marrëveshja e 2010-s me CEZ është e lidhur me dokumta fiktive dhe se i gjithë procesi i mbeledhjes së borxhit dhe blerejs së materialeve për kompninë DIA ka qene fiktiv.
Sipas prokurorise, 5 milion dollarët e marra nga CEZ Ismailaj i ka transferuar jashtë vendit ose në llogari të tejra të cilat janë identifikuar nga hetuesit.
Prokuroria e Tiranës e akuzon Koastriot Ismailaj dhe per pastrimin e parave në vendin tonë. Rreth 10 milion dollarë kanë hyrë në bankat e vendit tonë në llogaritë e Kastriot Ismailaj,të cilat janë sekuestruar me vendim gjykate.
Nga veprimet hetimore rezulton se transaksionet e kryera nga shoqeria e Ismailaj nuk jane tё pasqyruara nё bilance. Gjate hetimit jane kryer pёrgjime telefonike, te cilat, sipas prokurorise, faktojne se biznesmeni 52 vjecar ka pastruar para në Shqipëri. /tvklan/