Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranës njëri nga dy të plagosurit gjatë përleshjes me grabitësit  në grabitjen e një biznesi dje në Fier.

53-vjeçari, Agur Vrenozi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra nga plumbi që mori nga grabitësit.

Ai ndërhyri për të neutralizuar 3 grabitësit, të cilët po grabisnin një pikë të këmbimit valutor.

Policia, pas një ndjekje prej disa minutash, vuri në pranga tre autorët, si dhe sekuestruar paratë.

Agur Vrenozi prej ditës së djeshme ndodhej në gjendje të rëndë.  Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.

Veritas.com.al/