Fillimisht janë çarë argjinaturat në Mifol dhe Bisan, duke bërë të mundur që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e fshatra përreth tyre.
Ndërkohë, janë evakuuar 20 persona në orët e para të mëngjesit nga Forcat e Armatosura në fshatin Ferras dhe Mifol.
Po ashtu shumë banesa në këto zona janë përmbytur nga uji. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, pritet që në lumin Seman e Vjosë të rritet niveli i ujit çka do të shkaktojë daljen nga shtrati.
Në Vlorë situata vijon të rëndohet në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës ka rritur nivelin e ujit në lumin Vjosa. Si pasojë, lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në zonat përreth.
Situata e përmbytjeve në vend vazhdon të të jetë kaotike për shkak të reshjeve të shiut dhe paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar situatën ditët e fundit. Situata më e rënduar paraqitet në jug të Shqipërisë, ku lumenjtë e mëdhenj kanë dalë nga shtrati, duke lënë nën pushtetin e ujit shumë zona.
Veritas.com.al/