2 makina janë përplasur në urën e Farkës, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë mesditën e sotme. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi Denis Dervishi, drejtuesi i mjetit tip “Alfa Romeo” dhe ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në këtë makinë, i cili është ende i paidentifikuar.
Makina tip Alfa Romero me targa “AA 387 EE” u përplas me mjetin kamion me targë “TR 7659 G” me drejtues, shtetasin Alban Stafa.