Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Komanit në Vaun e Dejës, ku një automjet është rrëzuar në humnerë.
Mësohet se në makinë ndodhen tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Njëri prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë. Nuk dihet identiteti i asnjërit prej të plagosurve.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.