Një aksident tragjik i ndodhur sot në mëngjes, ka marrë jetën e katër të rinjve, një djalë dhe tri vajza. Ngjarja ndodhi në Sukth, një segment rrugor mes Durrësit e Tiranës.
Njoftimet e para dëshmuan se njëra nga dy makinat që u përplasën fatalisht, po udhëtonte në drejtim të kundërt të rrugës.
Policia ka njoftuar emrat e viktimave të aksidentit në austradën Tiranë – Durrës: Djali quhet Dashnor Deliallisi, 36 vjeç nga Durrësi, i cili ishte edhe drejtues i mjetit Benz 694 IL. Deliallisi op udhëtonte në drejtim të kundërt të rrugës, dhe ky mendohet si shkak për tragjedinë. Shpejtësia me të cilën udhëtonte ishte rreth 12 km/orë.
Ky është përplasur me makinën që vinte përballë dhe ku udhëtonin 3 vajzat, që po po kështu, humbën jetën nga përplasja e fortë e mjeteve.
Sipas policisë, makina tjetër është në pronësi të shtetases Greta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Përveç saj, dy viktimat e tjera janë Izabela Gega dhe Elona Xhuti.
Në foto: 3 viktimat, Elona Xhuti majtas, Izabela Balla në mes dhe Greta Sherifi djathtas.