(Updated)

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Matit.

Autobusi i linjës Burrel-Tiranë është aksidentuar dhe si pasojë shumë persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur ne dalje te qytetit te Burrelit.

Mësohet se të paktën shtatë persona të plagosur kanë mbërritur në spitalin e Burrelit.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur ambulanca, zjarrfikëset dhe policia.