Seanca e sotme ka nisur me akte dhune nga ana e deputetëve të Sali Berishës.
Pasi zaptuan karriget e ministrave, ka qenë Belind Këllici ai që ka ndezur flakadanë.
Ndërhyrja e Gardës nuk e ka kthyer situatën në normalitet, teksa Sali Berisha mban të zaptuar foltoren.
Nga ana tjetër sende të forta janë hedhur edhe ndaj kreut të Kuvendit, Niko Peleshi.
Ndërkohë Endrit Shabani është betuar ai Avokat i Popullit mes kaosit opozitar. Pas fjalës ‘betohem’, ai ka pëshëndetur PD-në që i dha 35 firma duke i puthur me dorë.
Komente