56-vjeçarja Felicity Huffman, u përfshi në skandalin e pranimeve në kolegj, e çështja, shumë shpejt i kaloi drejtësisë. Ajo pranoi se ka paguar 15.000 dollarë që të korrigjoheshin fshehurazi përgjigjet e provimit të pranimit të së bijës në një shkollë të lartë prestigjioze.
Asaj do t’i duhet gjithashtu të punojë për 250 orë në shërbim të komunitetit e të paguajë dhe një gjobë prej 30.000 dollarësh.
Prindër e mësues së fizkulturës ishin në mes të 50 personave të akuzuar për skemën e falsifikimit të rezultateve, por nuk është paditur asnjë prej fëmijëve.
“Nuk ka justifikim për veprimet e mia dhe pikë. Dua t’i kërkoj ndjesës vajzës time, bashkëshortit tim, dhe të gjithë komunitetit pedagogjik për gjestin tim, por në mënyrë të veçantë kjo ndjesë u shkon nxënësve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj, si dhe prindërve që kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët e tyre”, tha aktorja.
VERITAS.COM.AL/