Mary Tyler Moore, një yll i TV që i përket programit “The Mary Tyler Moore Show”, e cila me realizmin e saj komik ndihmoi revolucionarizimin e përshkrimit të grave në ekranin e vogël, ndërroi jetë.
Moore ka vdekur të Mërkurën mes të shoqit dhe fëmijëve që i qëndruan pranë gjithë kohës- tha zëdhënësja e saj, Mara Buxbaum. Moore ishte 80 vjeç.
Moore fitoi famë në vitet 1960s si gruaja e rraskapitur Laura Petrie në “The Dick Van Dyke Shoë.” Në vitin 1970, ajo krijoi gruan e parë të karrierës në TV- me heroinat e “The Mary Tyler Moore Shoë.”
Moore fitoi shtatë çmime Emmy përgjatë viteve dhe u dominua për Oscar për portretizimin e një mamaje të begatë djali i të cilës ishte vrarë aksidentalisht në “Ordinary People.”, viti 1980.
Ajo luftoi kundër diabetit për disa vite. Në vitin 2011 ajo iu nënshtrua një operacioni kundër një tumori në tru.
/Veritas.com.al/