Aktori francez: “Nuk do të bëj filmin e tepërt”

Nga: Valentina Dardari

Alain Delon ka vendosur të ndalojë në 82 vjeç, nuk dëshiron të “bëjë filmin e tepërt“, ishte ky njoftimi i bërë nga aktori gjatë intervistës së fundit me gazetën franceze Le Monde.

E vetmja keqardhje e Delonit do të ishte ajo që kurrë nuk mori pjesë në një film të drejtuar nga një grua.protagonisti i më shumë se 80 filmave, kryevepra te regjisorëve të shkëlqyer, nga Luchino Visconti te Michelangelo Antonioni,Jean-Pierre Melville,

René Clement,ka vendosur të tërhiqet dhe e shpjegon kështu, “Kam pasur një karrierë kaq të shkëlqyer sa nuk dëshiroj të bëj më filma. Regjisorët me të cilët mund të xhiroja kanë vdekur “.

Nuk sheh ndonjë regjisor tjetër te mundshem në këtë moment që mund ta bindë për të bërë një tjetër film. Roli i fundit që do të luajë do të jetë në një shfaqje të Jeanne Fontaine, “Le Crepuscule d’un fauve”.

Një falënderim te veçantë ju drejton grave,, duke shpjeguar se ka zgjedhur të bëjë profesionin e aktorit vetëm në sajë të tyre “ishin gratë që me deshën, më bene, që më dhanë çdo gjë, gratë që ranë në dashuri me mua”, gra më te vjetra disa vjet, dhe në sytë e të cilave Delon donte të demonstronte se ishte më i bukuri, më i forti dhe më i rëndësishmi.

Protagonisti i kryeveprave te pafundme të tilla si “Gatopardi” dhe “Rocco dhe vëllezërit e tij” me siguri do të lënë një boshllëk në kinemanë franceze.I konsideruar si një nga aktorët më të mire të shekullit të kaluar, barazuar me Jean Gabin, dhe mikun dhe rivalin e tij Jean-Paul Belmondo,I ka dhene jete roleve tashme të famshme, si Rocco, personazhit të trishtë në “Rocco dhe vëllezërit e tij”, ose Princi Tancredi tek Gattopardo, pranë Claudia Cardinales. Si ta harrojmë pastaj, në rolin e gangsterit Rogert Startet në “Klani i Sicilianëve”.

Shumë gra u dashuruan me Zoron e tyre,te vetmin dhe te pazëvendësueshmin, drejtuar nga regjisori Duccio Tessari në 1975. Alain Delon,  falë fytyrës së tij engjëllore dhe syve të tij të akullt, ka bëre masakër të zemrave, duke arritur te bëjë ta dashurojnë aktoret më të bukura, si për shembull Romy Schneider, e paharrueshmja princesha Sissi. Mireille Darc, ikona e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, ishte gruaja më e rëndësishme në jetën e tij, siç ka theksuar aktori pas vdekjes së saj më 28 gusht 2017. Së bashku, kishin xhiruar 13 filma. Të ndryshme çmimet e dhëna atij, edhe pse njëri, më i rëndësishmi, kurrë nuk u fitua nga aktori francez, Oscar-i.

Veritas.com.al/