Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

Email kërcënues edhe në Lezhë, alarm për bombë në Bashki dhe Prefekturë

Një tjeter email kërcënues ka mbërritur në Bashkinë dhe Prefekturën e Lezhës ku paralajmerohet për një shpërthim të mundshëm në keto institucionet publike.

Ky mesazhin elektronik pretendon se në ndërtesën ku ndodhen keto dy institucione është vendosur një bombë, e cila do të shpërthejë brenda një afati të caktuar. Dërguesi pretendon se është pjesë e organizatës terroriste Shteti Islamik dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj personave që ndodhen në institucion.

Rasti ka vënë në lëvizje strukturat përgjegjëse, të cilat pritet të verifikojnë përmbajtjen e mesazhit dhe të marrin masat e nevojshme të sigurisë.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për praninë e ndonjë mjeti shpërthyes. Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar identiteti i dërguesit dhe rrethanat e këtij kërcënimi.

Alarm për bombë në disa institucione edhe në Vlorë

Një tjetër alarm për bombë ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në disa institucione në qytetin e Vlorës. Mes institucioneve të prekura janë Gjykata, Prokuroria , Bashkia dhe Spitali Rajonal, ndërsa bëhet fjalë për struktura me rëndësi të veçantë. strukturat e Antiterrorit në Policinë e Vlorës kanë kryer kontrolle në institucionet e prekura, por deri më tani nga policia thekdohet se bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Ky është rasti i dytë brenda rreth një muaji, pasi i njëjti mesazh mbërriti edhe më herët në këto institucione, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë së Vlorës.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *