
Një telefonatë anonime ka lajmëruar se në qendrën tregtare TEG është vendosur një bombë.
Menjëherë pas këtij alarmi, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbuluar vërtetësinë e informacionit. Mësohet se qendra tregtare po evakuohet në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e personave që ndodhen aty.
Update :Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë që u dha pak minuta më parë. Burime nga policia thanë se nuk ka asnjë bombë në këto ambiente. Ndërkohë që po punohet për kapjen e informatorit të rremë.