Numri i njerëzve që vuajnë nga uria ka ardhur në rritje gjatë tre vjetëve të fundit, pas viteve që ndodhej në rënie- sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
Sipas analistëve, 821 milion njerëz janë të kequshqyer në vitin 2017- që do të thotë rreth një në nëntë vetë.
Dhe afërsisht 151 milion nën pesë vjeç- 22% e totalit global, kanë një rritje të rrëgjuar për shkak të ud=shqyerjes së varfër.
Autorët e studimit thonë se ngjarjet e klimës ekstreme janë fajtore për rritjen dhe për një thirrje për aksion global urgjent.
Raporti, Sigurimi i Ushqimit në Botë, gjithashtu thotë se vështirësitë që lidhen me ushqyerjen e njeriut po sjellin probleme me obezitetin në botë, me një në tetë persona të rritur- më shumë se 672 milion – që janë klasifikuar si obezë.
Veritas.com.al/