“Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të gjitha ata që e vizitojnë Shqipërinë”, kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ai theksoi se nga të gjitha komunikimet e kryera nga strukturat përgjegjëse dhe informacionet e marra, është konfirmuar se nuk ka asnjë rrezik konkret që i kanoset Shqipërisë.

“Fakti i parë, jo më larg se dje, i kam kërkuar Policisë, Strukturave të Antiterrorit, Strukturave të Departamentit të Sigurisë Publike të Policisë Kriminale të jenë në komunikim me zyrën e sigurisë së Ambasadës Amerikane, nga të cilat me përgjegjësi të plotë konfirmoj se:

Së pari nuk ka informacion konkret qoftë dhe inteligjencë për një situatë rreziku real.

Së dyti, ky është në vazhdën në vazhdën e postimeve deklaratave që bëhen në mënyrë standarde për të gjitha vendete  botës ku ka shqetësime të ndryshme.

Policia dhe strukturat kanë marrë masa të shtuara prej disa kohësh dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin, konkretisht me konfliktin e armatosura dhe luftën në Lindjen e Mesme, ku janë të angazhuar të gjithë strukturat, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me së paku dy ambasada në vend.

Shqipëria mbetet një vend i sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të gjitha ata që e vizitojnë Shqipërinë, përtej postimeve që ju për fat të keq i lexoni kur vijnë nga Irani, por jo për protestat e dhunshme me molotovë”, tha ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Të mërkurën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vend.

““Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, theksoi ambasada

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *