Nuk ka gjasa që kësaj radhe të mbërrijnë urimet e Kremlinit, siç ndodhi vitin e kaluar kur u shpërblye gazetari disident rus Dmitry Muratov.
Edhe një herë këtë vit, Akademia e Nobel-it vë në qendër të vëmendjes regjimin e Vladimir Putin dhe atë të diktatorit satelitar Alexandr Lukashenko. Por ndërkohë nuk ka më asnjë mirësjellje për fitimtarët e shtypur nga ana e shtypësve.
Tre fitues, një individual dhe dy organizata. Një i burgosur, një shoqatë e jashtëligjshme, një tjetër që kërkon të dokumentojë krimet e një lufte në vazhdim.
Sipas Akademisë Nobel, të gjithë promovojnë “të drejtën për të kritikuar pushtetin”. Raport pas raporti, rast pas rasti. Kostoja është e lartë dhe shpesh nënkupton heqjen e lirisë.
Veterani bjellorus i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski, 60 vjeç, është aktualisht në burg; organizata historike ruse e të drejtave të njeriut “Memorial”, e themeluar në vitin 1987 në BRSS-së, u shpërbë nga autoritetet e Moskës në fund të vitit 2021 me akuzën se ka vepruar si “agjent i huaj”.
Për më shumë se 30 vjet, “Memorial” ka mbledhur dhe dokumentuar historitë e miliona njerëz u zhdukën nga sistemi sovjetik: një ushtrim kujtese që nuk i pëlqen të fuqishmëve të sotëm, të cilët e bazojnë retorikën e tyre në mitin e fundit të BRSS-së si një katastrofë.
Për memorien e djeshme dhe të sotme: organizata joqeveritare ukrainase “Qendra për Liritë Civile”, e themeluar në Kiev në vitin 2007, e cila vepron në një vend viktimë e një lufte agresioni, ku respekti për lirinë dhe kërkimi i së vërtetës janë vlerësuar edhe me Nobel, shpesh nuk kanë qenë prioritet.
Bialiatski është arrestuar 25 herë
Ales Bialiatski lindi në Karelia, Rusi, më 25 shtator 1962. Ai festoi ditëlindjen e tij të 60-të në një burg të Bjellorusisë. Nuk është hera e parë: Bialiatski themeloi qendrën e të drejtave të njeriut Viasna, që do të thotë pranverë, në 1996 në Minsk.
Që atëherë ai është arrestuar 25 herë. E fundit në vitin 2020, kur shpërtheu revolta e madhe paqësore në Bjellorusi që dukej sikur do të përmbyste diktaturën e Lukashenko-s.
Sot Bialiatski, me një diplomë në histori dhe filologji, flokë të thinjura dhe mjekër, po mbahet në një qeli të errët në bodrumin e një burgu të sigurisë maksimale, njoftoi Viasna në një deklaratë në fund të shtatorit.
Pak dritë, pothuajse asnjë qasje në korrespondencë. Por rasti i tij nuk është i vetmi. Vetëm në muajin e fundit, tha Viasna, 387 kundërshtarë dhe demonstrues janë arrestuar në Bjellorusi. Lajmi i Nobel-it, nëse i ka mbërritur në bodrumin pas hekurave ku ai jeton, do t’i ketë vajtur me vonesë.
Gruaja e tij, Natallia Pinchuk, shprehu falenderimet në vend të tij: “Jam e pushtuar nga emocionet”, tha ajo për agjencinë “France Press” . “Unë shpreh mirënjohjen time të thellë për Komitetin Nobel dhe për komunitetin ndërkombëtar për njohjen e punës së Ales, të kolegëve dhe organizatës së tij”.
Një dritë për një njeri të arrestuar 25 herë që jeton një i burgosur në errësirë.
Nobeli për paqe ndahet mes Bialiatskit, Russian Memorial dhe Qendrës ukrainase për të Drejtat Civile