Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Korridori Jugor i Gazit e ka bërë Europën më të sigurt. Në fjalën e tij në Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, kreu i qeverisë u shpreh se së shpejti furnizimi i BE-së nga gazi rus do të shkojë në 0%.

E vërtetë, kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë e korridori jugor, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, duke sjellë më pranë vendet, kompanitë në një format që vetëm sa shton dëshirën e mundësitë që ofron.

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i energjisë së gjelbër. Pra sot jemi dëshmitarë se Korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do mbetet një prej burimeve të pakta të qëndrueshme konkurruese të transportimit të gazit që vjen për në BE.

Me % e gazit rus në BE që po bie nga 40% në aktualisht në 8 % dhe së shpejti në 0% dhe në agjendën e gjelbër dhe përpjekjet për shkarbonizim në pikën më të lartë, gazi i Azerbajxhanit dhe rajoni kaspik janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh kryeministri.