Ambasadori i Britanise në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar me Altin Dumanin, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në këtë takim ka rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.”, thekson ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *