Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka nisur një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, rreth orës 11. Takimi është i treti në 24 orë.
Lu dhe Rama janë takuar dy herë gjatë ditës së djeshme, po në zyrën e kryeministrit, para se të zhvillohej takimi mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës, Lulzim Basha.
Takimi i dytë mes Ramës e Bashës në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të shtetit Nishani për zgjidhjen e krizës politike, ka përfunduar pa një marrëveshje me palëve. Nuk dihet çfarë do të prodhojë vizita e sotme e ambasadorit të SHBA në zyrën e kryeministrit? Vetëm një takim tjetër në Presidencë?… Apo ambasadori vjen sot me ndonjë mesazh të ri nga Uashingtoni?!
Asgjë nuk është ende e qartë.