Ka nisur lirimi i të dënuarve nga burgu i Fierit, të cilët përfituan nga amnistia penale. Të rinjtë kanë shprehur emocionet e tyre për “Tirana Live”.

Njëri prej të liruarve i prekur ka treguar se katër vite pa takuar nënën e tij, pasi nuk e ka lejuar të shkojë në burg.

Ai tha se është penduar për gjithçka çfarë ka bërë dhe nëse do ta kthente kohën pas nuk do ta bënte më të njëjtin gabim.

“Kam që nga koha e pandemisë nuk kam lejuar që nëna ime të vijë në burg, që të më vijë të takojë. Jam i mërzitur. Të dalim dhe shpresoj të gjej ndonjë punë. Nuk ka gjëra të vështira për njerëzit, çdo gjë njeriu i kalon.

Shoqëria dhe familjarët do të më presin me krahë hapur. Kështu shpresoj…

Më vjen shumë keq për shokët që kanë ngelur brenda, sepse qeveritarët do të duhet të dinë që vuajtjet i kalojnë familjarët.

Do ta ndryshoja komplet rrugëtimin tim po të ktheja kohën pas.  Kam mbaruar në anglisht, shpresoj të gjejë ndonjë punë në hoteleri”, u shpreh i riu.