Ja që ndodhi edhe kjo: 24 vjet pas rënies së sistemit komunist dhe regjimit të Hoxhës , brenda në qeveri pikasen nostalgjikë të diktatorit.

Në një mesazh lëshuar nga zyra e Presidentit, reagohet ndaj sulmeve që i janë drejtuar Presidentit të republikës, Bujar Nishani, pak ditë pasi Presidenti dekoroi 67 të vrarë gjatë Luftës, në Tetor 1944. Të 67-të  ishin anëtarë të Ballit Kombëtar, një parti opozitare e Partisë Komuniste. Ky është edhe shkaku i masakrës së urdhëruar nga Mehmet Shehu- komandanti i Brigadës së Parë të ushtrisë partizane të udhëhequr nga komunistët.

Presidenti lë të nënkuptohet se një nga ish- ministrat e qeverisë aktuale e ka sulmuar pse ka dekoruar “ballistë”. Pas kësaj ai detyrohet të shpjegojë cilat janë arsyet pse e ka bërë dekorimin e 67 të vrarëve në Lushnjë si anëtarë të Partisë së Ballit Kombëtar.

“Dekorimi është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike. Ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit, nuk bashkëpunuan me pushtuesin.”, shkruan Presidenti.

“Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste, shkruhet në reagimin zyrtar të Presidencës.

Veritas.com.al/