Nga: Nathalie Bhoyrub/
Një javë pas njoftimit për divorcin e saj me Brad Pitt, Angelina Jolie thërret në ndihmë këshillat e ish-bashkëshortit të Amber Heard.
Po, the love story Brangelina mbaroi. Një javë me emocione të forta, fansat e çiftit me zor po e marrin veten, kur Angelina Jolie e gjen një vesh të vëmendshëm. Veshin e një burri, veshin e Johnny Depp.
Qëkurse u takuan në sheshxhirimin e Turisti (të Florian Henckel von Donnersmarck) në 2009, ish-Znj Pitt dhe heroi i sagës Piratët e Karaibeve janë bërë shumë miq. Një miqësi që shkon deri aty sa të ndajnë mes tyre edhe dhimbjet e zemrës. Një burim i intervistuar të shtunën e kaluar nga e përditëshmja britanike The Sun mbështeste rëndësinë që ka Johnny Depp në jetën e artistes, dhe anasjelltas: “Të dy kanë mbetur në kontakt dhe kanë shkëmbyer rregullisht gjadë ndarjes midis Johnny-t dhe Amber”. Për kujtese, Angelina Jolie i kishte dhënë ndihmën e saj ish-bashkëshortit të Vanessa Paradis gjatë ndarjes me Amber Heard – një lidhje që zgjati pesëmbëdhjetë muaj martesë dhe që aktorit i kushtoi 7 milion dollarë.
E njëjta betejë, e njëjta avokate
Gjatë divorcit të tij, Johnny Depp mori shërbimet e avokates amerikane Laura Wasser, eksperte në divorce të supermediatizuara, dhe i kish folur për shërbimet e saj mikeshës së tij, nënë e gjashtë fëmijëve. “Ata kanë biseduar për situateën, dhe pas këshillave të Johnny-t, Angelina ka pajtuar avokaten e tij për ta përfaësuar”, raporton një burim për Daily Mail.
Laura Wasser do të ketë punë. Në pesëmbëdhjetë vjet jete të përbashkët, çifti ka blerë shumë shtëpi, ka deklaruar rreth 500 milion dollarë, dhe kanë krijuar një familje të madhe prej gjashtë fëmijësh. Qëkurse Angelina Jolie kërkoi kujdestarinë e tyre, – Maddox, Zahara, Pax, Shiloh, Knox dhe Vivienne – janë në qendër të debatit.