Angelina Jolie e ka pasqyruar ndarjen nga Brad Pitt në të gjitha kapacitetet, duke përfshirë edhe mbiemrin.

Aktorja, e cila e shtoi mbiemrin ‘Pitt’ në emrin e saj ligjor pas martesës së çiftit në Gusht 2014, e ka hequr mbiemrin si pjesë të divorcit.

Dokumentet e gjykatës, të siguruara nga ET, tregojnë se, si pjesë e shpërbërjes së bashkimit të yjeve, mbiemri i aktores 43 vjeçare, ka mbetur zyrtarisht thjesht Angelina Jolie.

Kjo nuk është hera e parë që Jolie heq zyrtarisht mbiemrin e saj përmes vendimeve gjyqësore.

Aktorja, e cila është e bija e Jon Voight dhe Marcheline Bertrand, është lindur si Angelina Jolie Voight. Megjithatë, pas një ftohjeje të gjatë me të atin, Jolie bëri kërkesë gjykatës që legalisht të heqë ‘Voight’ prej emrit të saj. Kërkesa u realizua në vitin 2002.

Veritas.com.al/