Anija kozmike Juno e nisur nga NASA përmbushi udhëtimin e saj 5 vjeçar drejt Jupiterit, dje,  e Hënë, me një motor “do-or-die”, (o arrihet, o vdekje) që është krijuar  për të lëvizur vetë drejt orbitës, duke vendosur një rekord prej 20 muaj  në vallëzimin rrotull planetit më të madh të sistemit diellor me qëllim që të kuptohet se si dhe kur ishte formuar ky sistem.

“jemi këtu. Jemi në orbitë. Ne e pushtuam Jupiterin”, tha për Reuters shkencëtari Scott Bolton, i cili bashkëpunoi me Institutin e Kërkimeve të Jugperëndimit në San Antonio. “Tani fillon gëzimi”.

Juno do të qëndrojë edhe tre muaj  të tjerë në këtë pozitë duke studiuar çfarë shtrihet poshtë reve të trasha rreth Jupiterit dhe duke bëre hartën e fushave gjigande magnetike të planetit.