Ish përfaqësuesi i SHBA Anthony Weiner do të kontrollohet nëse mund të ketë mundësi për rehabilitimin e tij ndaj vartësisë seksuale dhe do të trajtohet në një klinikë, raportoi të Mërkurën DailyMail.com.

Gazeta online Britanike tha se mjetet elektronike janë të ndaluara për një trajtim të tillë. Trajtimi mund të jetë që të ndajë mashkullin nga femrat dhe e trajton ndaj seksit kibernetik, ndaj ekzibicionizmit dhe metodave të tjera të çuditshme të seksit. Mundësia se si do të realizohet nuk raportohet nga Daily Mail.

Agjencia Reuters që transmeton lajmin nuk mundi ta verifikojë këtë raport. Ishte e pamundur që të kontaktohej  Weiner për momentin.

Prokurorët federal dhe policia e Neë Yorkut njoftuan muajin e kaluar se po hetojnë mbi Weiner pavarësisht nga raportimi i DailyMail.com që ka përdorur celularët dhe mesazhet online dërguar një vajze 15 vjeçare nga North Carolina.

Weiner, 52 vjeç, nuk u përgjigj Reuters për të bërë komente mbi tekstin e shkruar në gazetë, por muajin e kaluar ka folur për  Associated Press ldhe ka thënë se “po bëhem subjekt për humor”.

Gruaja e Weiner, Huma Abedin, një nga ndihmëset kryesore të Hillary Clinton, tha në Gusht se ishte ndarë nga i shoqi para se të shpërthente skandali.

/Veritas.com.al/