Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, viziton këtë të martë, më 2 qershor Shqipërinë, në kuadër të turit që po zhvillon në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Costa do të zhvillojë fillimisht një takim me kreun e shtetit, Presidentin Bajram Begaj dhe më pas gjatë paradites, rreth orës 11:00 ai u prit në Kryeministri nga Edi Rama.
Costa dhe Rama do të zhvillojnë një bisedim dy palësh dhe më pas rreth orës 12:15 do të ketë një konferencë për mediat, e cila pritet të zgjasë 30 minuta.
Agjenda e plotë:
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve
12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp
Komente