Atentatet kamikaze ne aeroportin “Atatur” të Stambollit kanë bërë që shumë fluturime të planifikuara drejt tij të anulohen.
Nga kjo është prekur edhe aeroporti i Rinasit. Flurimi i planifikuar i Turkish Arilines në orën 9.25 nuk është kryer. Nga aeroporti nuk është dhënë asnjë njoftim nëse ai do të kryhet apo nëse do të ketë edhe anulim të fluturimeve të tjera. Tre sulmet kamikaze në Stamboll shkaktuan afro 50 viktima dhe 147 të plagosur.
Në kohën kur ndodhën atentatet, një avion që transportonte kryeministrin shqiptar Edi Rama, sapo ishte ulur në aeroportin “Ataturk”.