Pas marrëveshjes politike mes PS dhe PD, ka nisur montimi i administratës shtetërore të kodifikuar në Marrëveshje. Në vazhdën e kësaj Marrëveshjeje, Drejtori i ri i Burgjeve do të jetë Arjan Hoxha, me gradën e kryekomisarit. Me këtë gradë ka shërbyer në Policinë e Shtetit.
Hoxha e ka marrë detyrën nga ministri i ri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.
Deri në vitin 2012, Arjan Hoxha ka qenë pjesë e Policisë së Tiranës në detyrën e kreut të sektorit të Krimit Ekonomik.
Pas ardhjes në detyrë të Saimir Tahirit, Hoxha ishte një nga oficerët e shumtë të larguar me urdhër të ministrit. Hoxha ka qenë edhe një nga oficerët që ka hetuar dhe arrestuar babanë e Saimir Tahirit për një aferë korruptive në fushën farmaceutike.
Aktualisht Hoxha është avokat.
/Veritas.com.al/