Nga Laert Skiro/

Të gjithë, deri më sot, sukseset e shpallura të Policisë mbi kanabisin, i kanë marrë apriori si fitore të Policisë dhe janë gëzuar. Aq më shumë kur policia ka thënë se “u asgjësuan… kaq e aq tonë kanabis”. Populli nuk ëhstë për vënë peshoren, por është për të besuar dhe votuar. Kaq.

Ndërsa mediat dhe “pushtetet” e tjerë nuk kanë zbuluar “bombën”. Bomba është se kanabisi “i asgjësuar” nuk është asgjësuar. Deri më sot nuk ka asnjë dokument se është djegur ose asgjësuar kanabisi.

Rruga e parë që merr kanabisi “i asgjësuar” është tregu evropian dhe futja e përfitimeve në xhepat e shefave të qeverisë. Pas pak ditësh këtë shumë parash do ta kishim në fushën e zgjedhjeve për të blerë vota, sikur Opozita të mos dilte në protestën e Bulevardit.

Kjo është bomba e tretë, por më e fshehura. E para ishte armatimi kimik i Sirisë që do të demontohej në territorin shqiptar por tani po dëmtohet në Adriatik (thuajse njësoj). E dyta është ardhja e 1300 kontenierëve me plehra të rrezikshëm nga mafia e Napolit. Dhe e treta kjo bombë, që ka qëndroar dhe ka plasur në duart tona.

Sot kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, aleate në qeveri, ka deklaruar se nuk ka asnjë dokument zyrtar- sipas ligjit, ku të dokumentohet se sasia e deklaruar “asgjësuar” të jetë asgjësuar.

“Janë identifikuar 13 raste të asgjesimit te drogës ku nuk është zbatuar ligji, nuk është mbajtur procesverbali, nuk ka qenë prezent prokurori dhe shkelje të tjera”, vërejti Rama, sipas ATSH. Ka ndodhur që një pjesë e të arrestuarve për lëndë narkotike, theksoi ai, kanë mbetur në gjykata, pasi nuk ka prova se droga është djegur. Kjo për shkak se mungon dokumentacioni, që duhet mbajtur në tre kopje. Edhe 101 ton drogë, e sekuestruar në Lazarat, u asgjësua pa procesverbal. Pra, kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe me mosveprim të organit të prokurorisë. Ndaj është e rëndësishme që jo të reagojmë, por të reflektojmë, të mbledhim strukturat sipas ligjit, t’i vëmë ato në punë dhe të respektojmë rolin dhe autoritetin e gjithsecilit”, theksoi Luan Rama, sot në Kuvend.

/Veritas.com.al/