Albert Veliu apo i njohur ndryshe  si “Babalja” është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Pak muaj më parë, pasi lëshoi një videopërgjim që dyshohet se ishte i ‘ trafikuar’ dhe i pavërtetë sikur bisedonte me Agron Xhafën (vëllai i ministrit të brendshëm) Babalja mori rrugën drejt ‘arratisë’ Disa itë u strehua në Kukës e pastaj kaloi kufirin drejt Kosovës ku kërkoi ‘azil politik’. Pas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare për ‘falsifikim të të vërtetës dhe kalim të paligjshëm të kufirit’, policia kosovare ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare Veliun, protagonist i audio-përgjimit me Agron Xhafaj.

Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit. Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Veritas.com.al/